Ish-boksieri i njohur shqiptar, Luan Krasniqi ka reaguar lidhur me situatën politike dhe procesin zgjedhor në Kosovë, duke theksuar se zgjedhjet nuk është dashur të përsëriten dhe se vendi ka nevojë për stabilitet e qetësi politike, transmeton KosovaPost.
Përmes një postimi publik, Krasniqi u shpreh se përçarjet politike janë të panevojshme, pasi sipas tij qytetarët kanë nevojë për punë, unitet dhe përkushtim institucional.
Ai gjithashtu deklaroi se “e drejta fiton gjithmonë”, duke vlerësuar punën e kryeministrit Albin Kurti dhe duke shtuar se koha do t’i tregojë të gjitha.
Në të njëjtin postim, Krasniqi bëri thirrje për regjistrimin e diasporës për votim jashtë Kosovës, proces i cili sipas njoftimit të KQZ-së është i hapur nga 6 deri më 17 maj 2026.



Të tjera
Luan Krasniqi në mbështetje të Albin Kurtit: Punon dhe vepron për popullin
Regjistrimi i votuesve jashtë Kosovës: Mbi 61 mijë aplikime të aprovuara
Valencia interesohet për Aro Muric