Kryetari i Skenderaj, Fadil Nura, i ka uruar shërim të shpejtë, Lulzim Jasharit.
Luli që është edhe biri i komandantit legjendar Adem Jashari, dje kishe pasur disa probleme me zemër.
Pas vizitës dhe trajtimit në emergjencën në Skenderaj, ai ishte drejtuar për në QKUK, ku edhe ishte vendosur stenda.
I pari i Skenderajt, Nura, përmes një postim e ka krahasuar Lulin me babin e tij, ku çdo sulm atij i jep vetëm forcë.
Postimi i plotë:
Lulzim Jashari e ka dëshmuar edhe më parë që ka zemër të madhe bash si babai Ademi, prandaj çdo sulm, veç i jep forcë!
Shërim të shpejtë, Lul!



Të tjera
Ushqim apo seks kundër stresit?
LDK tenton ta shtyjë vendin në protesta – Hoti thotë se Reagimi qytetar është i domosdoshëm për gazin amerikan
Kurti mori pjesë në edicionin e tetë të Festivalit Multikulturor “Të festojmë ngjashmëritë tona”