Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kritikuar qëndrimin e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, gjatë bllokadës institucionale.
“AAK ka vepruar me përgjegjësi, duke dërguar kërkesën për interpretim në Gjykatën Kushtetuese dhe duke mbështetur modelin e daljes nga bllokada. Kjo ishte përgjegjësia jonë kryesore dhe e kemi përmbushur,” tha Haradinaj.
Ai shtoi se, për dallim nga AAK, Lumir Abdixhiku dhe mbështetësit e tij janë “betonuar” në qëndrimin e bllokadës.
“Lumiri ka vendnumëruar në vazhdimësi dhe po vazhdon të vendnumërojë ende. Vazhdo të vendnumërosh, se kjo të shkon për shtati ty, Lumir!” u shpreh Haradinaj.



Të tjera
G@za, plastika e mbledhur nga mbeturinat po shndërrohet në tuba për të përmbushur nevojat për ujë
Martesat moderne po dështojnë shkaku i pritjeve të larta
Akt@kuzë në mungesë ndaj 21 personave për kríme lúfte, caktohet seanca