Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca u shpreh se në prag të zgjedhjeve të përgjithshme aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje duhet të kenë entuziazmin dhe vetëdijen më të lartë për të punuar drejt fitores.
Në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes, Konjufca potencoi se kundërshtarët politik po përdorin strategji duke minimizuar, deformuar e keqinterpretuar arritjet e tyre gjatë këtyre tre vite e gjysmë qeverisje.
Konjufca: Për një votë më pak krejt një strukturë tjetër do të keni në qeverisje
“Për një votë më pak krejt një strukturë tjetër do të keni të qeverisjes edhe të pushtetit në Kosovë. Kjo është arsye pse duhet të kemi vetëdijen më të lartë, entuziazmin më të lartë për të arritur këtë rezultat. Është edhe për një shumë fisnike dhe të rëndësishme, për t’i mbrojtur ato që u kemi krijuar për të mbrojtur këtë sovranitet, për të qenë gjithmonë dera mbyllur për Beogradin në Kosovë…Jam shumë optimist, shumë i etur për të punuar, jam shumë entuziast dhe do të fitojmë”, tha Konjufca.
Kryeparlamentari Glauk Konjufca tha se gjatë kësaj qeverisje Kosova ka pasur disa arritje që nuk janë bërë më herët.
Konjufca: Ka pasur disa arritje të cilat nuk i kemi parë kurrë më herët në Kosovë
“Kundërshtarët tonë do të mundohen t’i minimizojnë arritjet tona, ato që janë reale. Do të mundohet t’i deformojnë, t’i minimizojnë, t’i keqinterpretojnë dhe aktivisti i Vetëvendosjes, secili prej nesh i ka të themi katër burime të shembujve tanë që ne duhet t’i shfrytëzojmë për të paraqitur arritjet tona dhe punët tona të cilat mendoj ka pasur disa arritje të cilat nuk i kemi parë kurrë më herët në Kosovë”, potencoi Konjufca.
Ndër të tjera, Konjufca theksoi se kundërshtarët e LVV-së po përdorin strategjinë e gërryerjes siç e quan ai, për të ulur përqindjen e votuesve në prag të zgjedhjeve parlamentare në shkurt të vitit të ardhshëm.
Konjufca: Kundërshtarët politik të LVV-së e kanë një strategji gërryerjes
“Kundërshtarët politik të LVV-së e kanë një strategji që unë po dua ta quaj strategjia e gërryerjes. Çka i bie kjo? Kin mbetur edhe katër muaj për çdo muaj t’ia heqin LVV-së nga një apo dy për qind. Ata po mendojnë se ata e arrijnë qëllimin e tyre…populli jonë është shumë inteligjent e ka kuptuar se duhet një mobilizim shumë i madh. Të gjithë të zgjohen e të arrijnë atë 51 për qindëshin ta largojnë Beogradin prej Kosovës”, u shpreh Konjufca.
Të tjera
Komshiq pret Kurtin në Presidencë: Nuk do ta pyesim Dodikun, as këdo tjetër me kë të takohemi
“Edi Rama është urdhërdhënësi i këtij ndalimi” – Pse u ndalua kënga “Mora Fjalë” në stadiumet shqiptare?
Të arrestuarit nga Gjykata Speciale dërgohen në Hagë