Prokurorja e Përgjithshme e SHBA-së, Pam Bondi, ka thënë se presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, dhe gruaja e tij janë paditur në Distriktin Jugor të Neë Yorkut.
Ajo ka deklaruar se ndaj Maduros ngarkohen akuzat për “Konspiracion Narko-Terrorizmi, Konspiracion Importimi Kokaine, Posedim të Mitralozave dhe Pajisjeve Shkatërruese, dhe Konspiracion për Posedim të Mitralozave dhe Pajisjeve Shkatërruese kundër Shteteve të Bashkuara”.
“Ata së shpejti do të përballen me fuqinë e plotë të drejtësisë amerikane në tokën amerikane në gjykatat amerikane”, ka theksuar Bondi.
“Një falënderim i madh për ushtrinë tonë të guximshme që kreu misionin e pabesueshëm dhe shumë të suksesshëm për të kapur këta dy trafikantë të dyshuar ndërkombëtarë të drogës”, ka thënë ajo.



Të tjera
Mësoni se si mund të shihni më mirë pa syze, sekretet që duhet t’i dini patjetër
Haradinaj kujton m@sakrën e 3 majit 1999
Përleshje në avion, fluturimi nga Londra për në Antalia përfundon me ulje emergjente në Prishtinë