Pronarët e Manchester United, Liverpoolit dhe Arsenalit mund të humbasin miliarda euro pas njoftimit të fundit të presidentit Donald Trump.
Trump njoftoi të mërkurën një seri tarifash reciproke ndaj vendeve në mbarë botën, në atë që ai e përshkroi si ‘Dita e Çlirimit’.
Sidoqoftë, kjo politikë u përcoll me kritika, jo vetëm për natyrën e tarifave, por gjithashtu edhe për llogaritjet që bëri Shtëpia e Bardhë.
United, Liverpool dhe Arsenali janë që të gjitha në pronësi të biznesmenëve amerikanë ose bizneseve amerikane.
Fenway Sports Group me seli në Boston ka në pronësi Liverpoolin, teksa Kroenke Sports me seli në Denver ka kontrollin e plotë të Arsenalit.
Dhe Manchester United, natyrisht, shumica e aksioneve janë në pronësi të familjes Glazer, kompania e së cilës operon në New York.
Bloomberg ka raportuar se sipas Indeksit të Miliarderëve, 500 personat më të pasur në botë kanë regjistruar humbjet më të mëdha në dy ditët e fundit shkaku i tarifave të Trump.
Është raportuar se milarderët të cilët gjenden në listën e personave më të pasur kanë humbur në total 485 miliardë euro që nga hapja e tregjeve të aksioneve të enjten.
Të tjera
Jam shumë i zhgënjyer me Putinin
Me presidenten Osmani diskutuam për partneritetin e ngushtë Kosovë-Mbretëri të Bashkuar dhe për formimin e Kuvendit
Ushtria e Kosovës dhe e Shqipërisë trajnohen për ndërtimin e urave ushtarake