Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, tha se Forca e Sigurisë së Kosovës aktualisht është fazën e dytë të tranzicionit, fazë kjo e cila pritet të përfundojë në vitin 2025 me validimin e tri regjimenteve të këmbësorisë.
“Kjo fazë është përmbyllur suksesshëm në vitin 2022 për të kaluar në fazën e dytë që ka filluar në vitin 2022 dhe përfundon në vitin 2025, fazë gjatë së cilës Forca e Sigurisë së Kosovës validon tri regjimente të këmbësorisë, për të qenë të gatshëm për të realizuar detyra luftarake të mbrojtjes së territorit”.
Ministri Maqedonci tha se rritja e buxhetit të Ministrisë së Mbrojtjes gjatë qeverisjes Kurti ka bërë që Forca e Sigurisë së Kosovës të ndërtojë kapacitete përtej objektivave të parapara në këtë periudhë.
“Falë mbështetjes së kryeministrit Kurti dhe Qeverisë së Kosovës me rritje buxheti, por edhe me buxhet shtesë ne disa kapacitete që do duhej t’i ndërtonim në fazën e tretë të tranzicionit vetëm se i kemi në vend, siç është rasti i dronëve Bayraktar, por edhe pajisjeve dhe sistemeve të armatimit që sot janë pjesë e inventarit të FSK-së, disa prej tyre janë paraparë të jenë në fazën e tretë, mirëpo në këtë fazë i kemi”, tha Maqedonci.
Maqedonci tutje tha se me përfundimin e fazës së tretë të planit gjithëpërfshirës të tranzicionit, i cili pritet të përfundojë në vitin 2028, FSK do të ketë kapacitete të plota operacionale.
“Të Kemi një forcë të gatshme, profesionale, të ndërveprueshme me NATO-n dhe e aftë për të kryer mbrojtje të territorit, mbështetje ushtarake për autoritetet civile dhe për pjesëmarrje në operacione ndërkombëtare. Në vitin 2028 do t’i kemi të gjitha në vend duke përfshirë numrin e personelit që është 5000 mijë aktiv dhe 3000 mijë rezervë, duke pasur parasysh mbështetjen me buxhet nga qeveria ne kemi arritur që këtë numër ta kemi më të lartë se që ka qenë i planifikuar në këtë periudhë, në këtë periudhë Forca e Sigurisë së Kosovës do duhej të kishte 3710 ushtarak, aktualisht kemi mbi 4100 ushtarak të sistemuar në njësitet e FSK-së”, tha Maqedonci.
Të tjera
Kushtetuesja i jep dritën e gjelbër Ligjit për Këshillin Prokurorial, reagon Haxhiu
“Hajt se e rehatojmë”, zbulohen detaje tronditëse nga vrasja e rreshterit Muhamed Lika
Përplasen Kajtazi e Ramiqi: Ik atje, ju përgatisni fëmijët për terrorizëm që në shkollë