Ministri në detyrë i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Ejup Maqedonci, është futur në International Hall of Fame të U.S. Army Command and General Staff College në Fort Leavenworth, Kansas, në një ceremoni të mbajtur më 15 janar 2026, njofton faqja zyrtare e ushtrisë amerikane (US Army) army.mil.
Sipas njoftimit Maqedonci është i pari student ndërkombëtar nga Kosova dhe i pari nga klasa e tij e diplomimit (2013) që arrin këtë nderim.
Maqedonci u përzgjodh për rolin e tij të shquar udhëheqës ushtarak dhe shërbimin 15-vjeçar në Forcën e Sigurisë së Kosovës, përfshirë edhe kontribuimet në ushtrime ndërkombëtare si Defender Europe 21 dhe 23.
Në fjalimin e tij, ai ka theksuar se mësimet e marra në këtë kolegj ushtarak kanë ndikuar thellë në karrierën dhe mënyrën e tij të udhëheqjes, duke e quajtur arsimin amerikan një model për zhvillimin profesional dhe profesionalizimin e ushtrisë së Kosovës.
The post Maqedonci, nderohet nga Ushtria e SHBA-ve appeared first on Kosovapost.net.



Të tjera
OBSH sheh rrezik të ulët të përhapjes së virusit Nipah përtej Indisë
Konfirmojnë nga Prokuroria Speciale: Faton Peci u intervistua si i pandehur për rastin e granteve
Nuk ka amnisti për asnjë keqbërës, LVV ka edhe komision disiplinor