Maqedonci: Në vitin 2029 Ushtria e Kosovës do të jetë e gatshme për mbrojtjen e territorit

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka deklaruar se deri në vitin 2029 Ushtria e Kosovës pritet të jetë e gatshme për mbrojtjen e territorit.

Ai tha se vendi ndodhet në një fazë tranzicioni dhjetëvjeçar, i cili sipas planifikimeve përfundon në vitin 2028.

“Është aprovuar më 14 dhjetor 2018 nga Kuvendi. Gjatë kësaj faze kemi pasur një plan tranzicioni dhe tash jemi në përfundim të tij, i cili parashihet të mbyllet në vitin 2028. Investimet që kemi pasur kanë bërë që të tejkalojmë shumë nga objektivat, si në aspektin e pajisjeve, jo vetëm në sasi por edhe në llojet e armatimit, pasi kemi qenë të kufizuar në atë plan,” ka thënë Maqedonci.

Ai shtoi se vendi është në fazën përmbyllëse të ndërtimit të kapaciteteve operacionale dhe se objektivi është që në vitin 2029 të arrihet gatishmëria e plotë.

– YouTube  www.youtube.com