Maqedonci: Marrëdhëniet Kosovë–SHBA në mbrojtje, në rritje të vazhdueshme

Marrëdhëniet Kosovë–SHBA në mbrojtje, në rritje të vazhdueshme

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, mori pjesë në Forumin e Sigurisë së Varshavës, një platformë e rëndësishme ndërkombëtare që ofroi mundësi për takime dypalëshe me miq e partnerë strategjikë, përfshirë edhe gjeneralë me katër yje nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

 

“Me kënaqësi takova Gjeneralin Tod Daniel Wolters, Komandantin Suprem të Forcave Aleate për Evropën gjatë viteve 2019-2022, si dhe Admiral Mark Montgomery, aktualisht Drejtor i Lartë dhe Bashkëpunëtor i Lartë në Fondacionin për Mbrojtjen e Demokracive (FDD) në SHBA”, ka shkruar Maqedonci në Facebook.

Ai ka theksuar se gjatë këtyre takimeve, ka prezantuar progresin e Kosovës dhe të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në kuadër të zbatimit të Planit të Tranzicionit.

Maqedonci ka theksuar se ka diskutuar edhe për marrëdhëniet dypalëshe Kosovë-SHBA në fushën e mbrojtjes, si dhe për nisma të përbashkëta për forcimin e bashkëpunimit tonë strategjik.

“I falendërova dy Gjeneralët, miq të Kosovës që kanë kontribuar shumë për arritjet tona në mbrojtje, të bëra në bashkëpunim me SHBA-të”, ka shkruar ai,