Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, mori pjesë në Forumin e Sigurisë së Varshavës, një platformë e rëndësishme ndërkombëtare që ofroi mundësi për takime dypalëshe me miq e partnerë strategjikë, përfshirë edhe gjeneralë me katër yje nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Me kënaqësi takova Gjeneralin Tod Daniel Wolters, Komandantin Suprem të Forcave Aleate për Evropën gjatë viteve 2019-2022, si dhe Admiral Mark Montgomery, aktualisht Drejtor i Lartë dhe Bashkëpunëtor i Lartë në Fondacionin për Mbrojtjen e Demokracive (FDD) në SHBA”, ka shkruar Maqedonci në Facebook.
Ai ka theksuar se gjatë këtyre takimeve, ka prezantuar progresin e Kosovës dhe të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në kuadër të zbatimit të Planit të Tranzicionit.
Maqedonci ka theksuar se ka diskutuar edhe për marrëdhëniet dypalëshe Kosovë-SHBA në fushën e mbrojtjes, si dhe për nisma të përbashkëta për forcimin e bashkëpunimit tonë strategjik.
“I falendërova dy Gjeneralët, miq të Kosovës që kanë kontribuar shumë për arritjet tona në mbrojtje, të bëra në bashkëpunim me SHBA-të”, ka shkruar ai,



Të tjera
Doni t’i njihni vjehrrat? Ja si janë sipas shenjave të horoskopit
Gabimet që s’duhet t’i bëni gjatë grimit
Çfarë po ndodh me familjen mbretërore, Harry dhe Meghan po shpërngulen në Amerikë