Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka njoftuar se ka anuluar vendimin për zgjedhjen e drejtorit të Institutit Albanologjik të Kosovës.
Në njoftimin e tyre thuhet se te vendimi i anulimit ka ardhur si pasojë e shkeljeve të dispozitave ligjore gjatë procesit të zgjedhjes.
“Si Ministri e Arsimit, mbesim të përkushtuar ndaj respektimit të legjislacionit dhe parimit të meritokracisë. Të gjitha shkeljet e adresuara në këtë vendim janë serioze dhe, për këtë arsye, do të procedohen më tej në organet kompetente”, thuhet në njoftim.
MASHT vazhdon se Këshilli Drejtues obligohet që, pa vonesë, të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për caktimin e ushtruesit të detyrës dhe shpalljen e konkursit.
Drejtor i Institutit Albanologjik të Kosovës ishte zgjedhur Naim Berisha.



Të tjera
Avancimi i Aktit për Luginën e Preshevës është mesazh i qartë kundër diskriminimit
Rutte: NATO-ja pret nga Beogradi përcaktimin e përgjegjësinë për sulmin në Banjskë
Osmani për projektligjin për Luginën e Preshevës: Diskriminimi sistematik ndaj shqiptarëve më nuk është i padukshëm