Mashtrimet me vizat, ambasada e SHBA me një thirrje për qytetarët shqiptarë

Ambasada e SHBA në Tiranë u ka bërë thirrje qytetarëve të mos bien pre e mashtrimeve gjatë aplikimit për vizat amerikane.

Ambasada Amerikane paralajmëron se nëse aplikimi plotësohet gabim nga këto agjenci, përgjegjës mbetet qytetari dhe viza mund të refuzohet ose të anulohet.

Mos i beso askujt që premton të të ndihmojë të marrësh një vizë amerikane në këmbim të parave. Agjencitë e vizave kanë si qëllim kryesor të fitojnë para, JO të të japin këshilla të mira. Nëse ata e plotësojnë aplikimin tënd gabim ose me informacion të rremë, TI je përgjegjës. Aplikimi yt do të refuzohet dhe çdo vizë e vlefshme mund të anulohet. Kurseni paratë tuaja dhe shmangni mashtrimet, ne ofrojmë informacion se si ta plotësoni vetë aplikacionin tuaj falas”, thuhet në reagimin e ambasadës.