Ambasada e SHBA në Tiranë u ka bërë thirrje qytetarëve të mos bien pre e mashtrimeve gjatë aplikimit për vizat amerikane.
Ambasada Amerikane paralajmëron se nëse aplikimi plotësohet gabim nga këto agjenci, përgjegjës mbetet qytetari dhe viza mund të refuzohet ose të anulohet.
“Mos i beso askujt që premton të të ndihmojë të marrësh një vizë amerikane në këmbim të parave. Agjencitë e vizave kanë si qëllim kryesor të fitojnë para, JO të të japin këshilla të mira. Nëse ata e plotësojnë aplikimin tënd gabim ose me informacion të rremë, TI je përgjegjës. Aplikimi yt do të refuzohet dhe çdo vizë e vlefshme mund të anulohet. Kurseni paratë tuaja dhe shmangni mashtrimet, ne ofrojmë informacion se si ta plotësoni vetë aplikacionin tuaj falas”, thuhet në reagimin e ambasadës.
Në një video të publikuar në rrjete sociale, ambasada amerikane apelon që të shmangin konsulencat të cilat ofrojnë shërbim për vizat amerikane në këmbim të parave./rtsh
Të tjera
Gruaja e Harry Kane e ndoqi ndeshjen e bashkëshortit të saj në tribuna e veshur me një set që kushton më shumë se një mijë euro
Elvis Hoxha i LVV-së e quan Vjosa Osmanin “mjeshtre të frazave paradoksale”: Është tradhtare
Lot dhe emocione! Xhuli zbulon si reagoi nëna e saj kur mori lajmin për shtatzëninë me IVF