Ju mund të kujdeseni shumë thjeshtë për lëkurën tuaj, mjafton të gjeni pak minuta
Maskat për kujdesin dhe rigjenerimin e lëkurës mund të realizohen shumë mirë me produkte natyrale në shtëpinë tuaj.
Kafja dhe kakaoja pluhur janë burime të pasura antioksidantësh dhe zvogëlojnë fryrjet në gjithë fytyrën.
Kokrrat e bluara të kafes gjithashtu janë një pastrues i shkëlqyer dhe ndihmojnë për të larguar qelizat pa jetë, ndërkohë që tkurrin poret dhe largojnë yndyrën e tepërt.
Kjo recetë kërkon edhe qumësht dhe mjaltë, të cilët, i kthejnë lagështinë fytyrës.
Maska aplikohet kryesisht kur lëkura ka humbur freskinë dhe shkëlqimin.
• 2 lugë gjelle kafe e bluar (ose llumin e kafes turke)
• 2 lugë gjelle pluhur kakao
• 1 lugë gjelle mjaltë
• 2 lugë gjelle qumësht i paskremuar. Mund ta zëvendësoni dhe me ujë ose qumësht bajameje nëse dëshironi
Përgatitja:
Përzieni të gjithë përbërësit në një enë të vogël me një lugë derisa të krijojnë një masë. Aplikoje në fytyrë duke e mesazhuar atë. Lëre për 15-20 minuta. Shpëlaje me ujë të ngrohtë!



Të tjera
“Do t’iu heshtë të gjithëve, shënon het-trik me Uzbekistanin”, ish-ylli i Anglisë i del në mbrojtje Cristiano Ronaldos
Policia gjen armë e municion në tri lokacione në Zubin Potok
Dorëhiqet kryeministri britanik