Ka mbërritur pasditen e kësaj të enjte në Portin e Shëngjinit anija me 15 emigrantë, të cilëve u është refuzuar azili në Itali.
Mjeti lundrues është ankoruar në port rreth orës 18:00 dhe pas përfundimit të procedurave të pritjes dhe identifikimit, emigrantët janë transferuar drejt kampit të Gjadrit.
Ky është kontigjenti i katërt i emigrantëve që mbërrijnë në Shqipëri, në kuadër të marrëveshjes së dakordësuar mes autoriteteve shqiptare dhe qeverisë italiane, në zbatim të dekretit të ri të qeverisë Meloni për zhvendosjen e përkohshme të emigrantëve të refuzuar në territorin shqiptar.



Të tjera
22 vjet nga tragjedia në Ibër – ende asnjë i dënuar për mbytjen e tre fëmijëve
Rrustemi: LVV e çliroi veriun nga kontrolli i Radoiçiqit
Ambasadori britanik përshëndet marrëveshjen Kosovë–BE për Ligjin për të Huajt