Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, zhvilloi takime përmbajtësore me Ministrin e Punëve të Jashtme të Polonisë, z. Radosław Sikorski, si dhe me Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm të Maltës, z. Ian Borg, në margjinat e Ministerialit të mbajtur në Taorminë, me rastin e 70-vjetorit të Konferencës së Messinës.
Në këto takime, Ministrja Gërvalla theksoi rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme të aleatëve evropianë në rrugën euroatlantike të Kosovës, duke e konsideruar këtë mbështetje thelbësore në një periudhë sfidash për Evropën dhe botën demokratike.
“Mbështetja e aleatëve si Polonia dhe Malta është thelbësore për rrugëtimin euroatlantik të Kosovës. Në të njëjtën kohë, gatishmëria për të thelluar bashkëpunimin dypalësh dhe për të shtyrë përpara agjendat e përbashkëta mbetet një pikë kyçe e përkushtimit tonë të ndërsjellë,” njoftoi Ministrja Gërvalla.
Ajo theksoi se Kosova do të vazhdojë të japë kontributin e saj si një faktor i qëndrueshëm në rajon dhe si një partner i besueshëm në kuadër të bashkëpunimit dypalësh dhe shumëpalësh për paqen, sigurinë dhe të ardhmen evropiane.



Të tjera
Gjërat që duhet të bëjmë 20 minuta para gjumit
Si të visheni kur jeni mysafire e një dasme në pranverë?
Disa mënyra si të mbroni zemrën