Mbi 121 aplikues për subvencionimin e teksteve shkollore, nga java tjetër fillon transferi i mjeteve

Ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci ka thënë se deri tani numri i aplikuesve për subvencionim për tekste shkollore në Platformën e-kosova ka shkuar në 121 mijë e 200.

Sipas Nagavcit, nga java e ardhshme do të fillojë transferi i mjeteve për ata që kanë aplikuar.

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, ka vendosur që edhe këtë vit subvencionimi për blerjen e teksteve shkollore dhe mjeteve shkollore do të subvencionohet sikur vitin e kaluar. Megjithatë, nuk e di se sa do të jenë çmimet e librave dhe as kosto e përgjithshme që do t’i kushtojë ministrisë për këtë subvencionim.