Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali është deklaruar për takimin që pati me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.
Përmes një postimi në Facebook, këtë takim ajo e quajti përmbajtësor, teksa shtoi se Kurtin e uroi për rezultatin zgjedhor dhe për konstituimin e institucioneve të reja, transmeton Klankosova.tv.
“Në një kohë kur rajoni dhe Europa përballen me pasiguri, fakti që Kosova formoi në kohë Kuvendin dhe Qeverinë është shenjë stabiliteti dhe maturie institucionale. Stabiliteti nuk është luks. Është kusht për vendimmarrje të qartë – në proceset e brendshme, në dialog dhe në rrugën e integrimit”, shkroi ajo tutje.
Sa i përket planit dypalësh, Spiropali thotë se me Kurtin folën për projekte që nuk janë simbolike, por transformuese: hekurudha kuq e zi, korridoret energjetike, thellimi i bashkëpunimit në arsim, kulturë, siguri, diplomaci dhe në çdo fushë me interes të përbashkët.
Sipas saj, mbledhja e përbashkët e qeverive Rama-Kurti, me projekte konkrete, me afate dhe me përgjegjësi të qarta, është hapi i radhës i bashkëpunimit.
“Shqipëria do të qëndrojë përkrah Kosovës jo vetëm me solidaritet, por me angazhim të përditshëm dhe vizion afatgjatë. Sepse zëri ynë është më i fortë kur është i përbashkët”.



Të tjera
Kosova e para në rajon për perceptimin e sigurisë dhe orientimin pro-NATO, ndërsa Serbia renditet e fundit
10 gjërat që jua “vjedhin” energjinë suaj, sipas Dalai Lama
PDK vlerëson mbështetjen e Shqipërisë dhe kërkon agjendë të përbashkët për sfidat kombëtare