Qeveria ndan rreth 300 mijë euro për Podujevën e Shtimen
Rreth 300 mijë euro ka ndarë Qeveria në detyrë e Kosovës për Komunën e Podujevës dhe të Shtimes.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti tha se këto mjete ndahen për projekte që kanë të bëjnë me përmirësimin e menaxhimit të ujërave të zeza në këto dy komuna.
Kurti: 178 mijë euro ndahen për Podujevën dhe 117 mijë për Shtimen
“Shqyrtimi i propozim vendimit për ndarjen e mjeteve buxhetore për komunat: Podujevë dhe Shtime, për përfitimin e projekteve në klauzolë të investimeve të Fondit Burimor. Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve e ka sjellë për aprovim kërkesën për ndarjen e mjeteve buxhetore. Për Komunën e Podujevës 178 mijë e 730 euro dhe Komunë e Shtimes 117 mijë e 758 euro e 24 cent. Këto projekte kanë të bëjnë me përmirësimin e menaxhimit të ujërave të zeza në këto dy komuna”, tha Kurti.
Në mbledhjen e sotme të kabinetit qeveritare janë ndarë edhe 580 mijë euro për pesë projekte kapitale.
Kurti: 587 mijë euro për pesë projekte kapitale
Ministria e Zhvillimit Rajonal ka propozuar të aprovohet rialokimi i mjeteve në shumë prej 587 mijë e 569 euro gjithsejtë për pesë projekte kapitale dhe atë në komunat Vushtrri, Gjilan, Junik, Zubin Potok dhe Rahovec”, u shpreh Kurti.
Në mbledhjen e sotme të qeverisë, janë kompensuar familjet e dy zjarrfikësve që kanë humbur jetën në detyrë më 8 gusht 2024 dhe 8 korrik 2025.
Kurti: Do të ndajmë 40 mijë për mbështetjen e dy zjarrfikësve të cilët humbën jetën në krye të detyrës në vitin 2024
“Po ashtu do të ndajmë 40 mijë euro për mbështetjen e dy zjarrfikësve Sefedin Osmanaj dhe Kaqun Lima të cilët humbën jetën në krye të detyrës në vitin 2024, respektivisht 2025. Pra, 20 mijë euro për familjen e Safedin Osmanaj dhe 20 mijë euro për familjen Lima. Vetmohimi dhe përkushtimi profesional i Sefedin Osmanajt dhe Kaqun Limës ndaj detyrës fisnike të zjarrfikësit duhet të kujtohet gjithmonë me mirënjohjen më të thellë”, u shpreh ai.
Qeveria ka emëruar edhe drejtorin i përgjithshëm të Institutit të Kosovës për Administratë Publike, Hysen Muzliukaj, me mandat katërvjeçar.
Po ashtu është votuar edhe për emërimin e drejtorit ekzekutiv të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë, Shemsi Duriqin.
Qeveria ndan 40 mijë euro për familjet e dy zjarrfikësve që humbën jetën në krye të detyrës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se Qeveria ka ndarë gjithsej 40 mijë euro për familjet e dy zjarrfikësve, Sefedin Osmani dhe Kaçun Lima, të cilët humbën jetën në krye të detyrës, njëri në vitin 2024 dhe tjetri në vitin 2025.
Sipas njoftimit, familja e Sefedin Osmanit do të përfitojë 20 mijë euro, ndërsa po aq do t’i ndahen edhe familjes së Kaçun Limës.
“Do të ndajmë 40 mijë euro për mbështetje për dy familjet e zjarrfikësve familjes Osmani dhe Kaqunlimaj që humbën jetën në vendin e punës në vitin 2024. Pra, 20 mijë euro për familjen Osmani dhe 20 të tjera për familjen Kaqunlimaj”, tha kryeministri në detyrë Albin Kurti.
“Këto mjete janë një shenjë mirënjohjeje dhe respekti për përkushtimin e jashtëzakonshëm profesional të zjarrfikësve Osmani dhe Lima, të cilët dhanë jetën duke i shërbyer komunitetit dhe duke rrezikuar veten për të shpëtuar të tjerët”, deklaroi Kurti.
Kurti: Serbia po bën përpjekje për destabilizim, po i kundërvihemi suksesshëm
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se Serbia po ka përpjekje të vazhdueshme për të destabilizuar Kosovën, por tha se institucionet e inteligjencës e sigurisë të vendit po i kundërvihen me sukses.
“Ndërkohë që ne po angazhohemi për thellim e forcim të partneriteteve me shtetet aleate, demokratike e paqedashëse, fqinji ynë agresiv, Serbia, po i vazhdon përpjekjet për destabilizim të vendit tonë.
Mirëpo, institucionet e inteligjencës dhe sigurisë të Republikës së Kosovës janë duke u kundërvënë suksesshëm ndaj këtyre përpjekjeve”.
Qeveria ndan gjysmë milion euro për popullin palestinez, Kurti: Dënojmë sulmet që rezultojnë me vdekje të civilëve
Qeveria në detyrë e Kosovës ka ndarë gjysmë milioni euro për palestinezët në Gaza për shkak të krizës humanitare atje.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha se i dënon sulmet që shkaktojnë vdekjen e civilëve atje, ndërsa tha se fëmijët janë ata që përballen me pasojat më të rënda.
“Më lejoni që të shprehim shqetësimin e thellë të Qeverisë së Republikës së Kosovës për krizën humanitare në Gaza. Sikurse kemi bërë edhe në të kaluarën, ne i dënojmë sulmet që rezultojnë me vdekje dhe lëndim të civilëve, veçanërisht të fëmijëve, të cilët po përballen me pasoja të rënda pavarësisht faktit që nuk kanë asnjë përgjegjësi mbi konfliktin dhe situatën. Qeveria jonë tashmë ka ndarë gjysmë milioni euro nga buxheti i saj si mbështetje për popullin palestinez në Gaza”
Kurti tha se mbështesin çdo përpjekje të partnerëve për të arritur një armëpushim të menjëhershëm, që do të mundësonte “dërgimin e rregullt dhe të mjaftueshëm të ndihmave, lirimin e pengjeve dhe arritjen e një zgjidhje afatgjate dhe të qëndrueshme midis izraelitëve dhe palestinezëve”.
Kosova heq tarifën 10% ndaj produkteve amerikane
Kryeministri i Kosovës në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se një nga vendimet më të rëndësishme që do të marrin në mbledhjen e sotme të Qeverisë është heqja e taksës 10% për produktet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shkruan Gazeta Express.
Kurti ka thënë se nga sot, tarifa doganore për produktet amerikane do të jetë zero.
“Tjetër vendim i rëndësishëm që po marrim sot është largimi i tarifës doganore për SHBA-në.
Kështu nga tani e tutje të gjitha produktet e tyre do të kenë tarif zero % kur të hyjnë në territorin tonë”, ka thënë Kurti.
Qeveria e Kosovës në detyrë mblidhet sot
Qeveria në detyrë e Kosovës pritet të mblidhet sot.
Kurti pritet të mbledh kabinetin qeveritar në ora 11:00.
Tashmë janë bërë gati gjashtë muaj që nga mbajtja e zgjedhjeve të rregullta parlamentare të 9 shkurtit. Kosova ende nuk ka Kuvend të konstituuar, e as Qeveri të re.
Gjykata Kushtetuese, më 26 qershor, u dha 30 ditë afat deputetëve të Kuvendit të Kosovës për konstituimin e Kuvendit, por ata nuk arritën ta përmbyllin këtë proces brenda këtij afati.
Aktualisht, deputetët nuk do të mund të marrin asnjë veprim apo vendim drejt konstituimit të Kuvendit deri më 8 gusht, sipas vendimit të 24 korrikut të Gjykatës Kushtetuese.
Në ditët në vijim, Gjykata Kushtetuese pritet të sqarojë se cilat do të jenë pasojat juridike për deputetët e zgjedhur në shkurt të këtij viti dhe çfarë duhet të ndodhë tutje.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti gjatë ditës së djeshme ka folur me përçmim për rivalët e tij politik. Kurti tha se kundërshtimet e tyre nuk kanë të bëjnë me Albulena Haxhiun, por me Vetëvendosjen dhe popullin që nuk u dha më besim partive të vjetra.
Ai përdori gjuhë ofenduese sikur në natën e zgjedhjeve, duke thënë “.. siç thotë populli ynë, këta as nuk po shtyhen as nuk po ngrehen”.
“Opozita nuk ka problem me Albulenën, por me popullin që nuk ua dha besimin dhe me VETËVENDOSJE!-n që ua ndali përfitimet e paligjshme,” ka deklaruar Kurti.
Të tjera
LVV në Artanë distancohet nga kandidati për asamblist që u arr*estua
Kosova qëndron fuqishëm përkrah jush
Shefi i OBSH-së kërkon mbrojtje për shëndetin dhe punonjësit e ndihmës në Gaza pas lirimit të një punonjësi nga Iz*raeli