Dhomat e Specializuara në Hagë bëjnë të ditur se më 27 shkurt do të mbahen deklaratat hyrëse në gjykimin e Hashim Thaçi, Bashkim Smakaj, Isni Kilaj, Fadil Fazliu dhe Hajredin Kuçi, në lidhje me akuzat për pengim të drejtësisë.
Sipas aktakuzës, të pesë të akuzuarit dyshohen se gjatë periudhës prill-nëntor 2023 kanë ndikuar në dëshmitë e dëshmitarëve të thirrur nga Prokuroria për çështjen gjyqësore “Thaçi dhe të tjerët”. Aktakuza, e konfirmuar nga gjykata më 29 nëntor 2024, thekson se Thaçi u dha informacion konfidencial bashkëpunëtorëve të tij dhe i udhëzoi ata për të ndërhyrë në dëshmitë e dëshmitarëve.
Ndërsa të pesë të akuzuarit janë vetëdeklaruar të pafajshëm. Pas deklaratave hyrëse, Prokuroria do të nisë prezantimin e provave të saj.
Thaçi akuzohet gjithashtu për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, së bashku me ish-eprorët e UÇK-së: Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, të cilët i kanë mohuar akuzat.
Ndryshe dje kanë përfunduar deklaratat përmbyllëse, ku mbrojtja argumentoi mungesën e provave të mjaftueshme, ndërsa Prokuroria kërkoi shpalljen e tyre fajtorë.
Pas përmbylljes së procesit, çështja do t’i kalojë trupit gjykues, i cili ka afat tre muaj për të dhënë vendimin ose mund të kërkojë zgjatje të këtij afati.
Ky njoftim vjen në ditën e 18-vjetorit të e Pavarësisë së Kosovës, ku u mbajt edhe një protestë me moton “drejtësi jo politik”.



Të tjera
12 gjëra që çojnë drejt një ndarjeje
Në çfarë ore duhet të flenë fëmijët?
Maska me uthull molle dhe sodë buke: Aknet dhe shenjat hiqen si me magji!