Anëtari i Kryesisë së partisë Guxo, Luan Gacaferi, ka reaguar për një deklaratë të publicistit Veton Surroi, i cili ka përmendur ish-ambasadorin amerikan për dialogun Richard Grenell.
Gacaferi e ka cilësuar si të saktë deklaratën e Surroit, i cili tha se Grenellit i kishin shkuar në zyre zyrtarë nga Kosova, duke u shprehur të gatshëm për “ndarjen e Kosovës” nëse rrëzohet Qeveria e Albin Kurtit.
“Veton Surroi: “Donald Trump nuk u zgjua një mëngjes dhe vendosi që ta rrëzojë Qeverinë e Kosovës; një numër zyrtarësh të Kosovës shkuan tek ambasadori i tij në Berlin, Richard Grenell dhe i thanë se ishin të gatshëm ta rrëzojnë Qeverinë, në mënyrë që të arrihet marrëveshja historike mes Kosovës dhe Serbisë, për ndarjen e Kosovës”
Ai ka rikujtuar edhe deklaratat e nënkryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri dhe të kësaj partie.
“Tash paramendoni, kur dilke Luta e thoshte se Serbisë duhet me ia dhënë 17 fshatra të Kosovës ose Serbisë duhet mi dhënë diçka, këta të LDK-së, thoshin: Nuk është qëndrimi i LDK-së, po është qëndrim personal i Lutës!!!!
E në anën tjetër punonin me Hashimin ditë e natë qysh mi copëtu Kosovën dhe i shkojshin në zyre Grenellit e i thojshin: Neve qysh t’na urdhëron Hashimi, veprojmë, ama Kurtin na heqni qafesh!
Tash po del që jo vetëm “Liria ka emër”, por edhe “Tradhtia ka emër””, ka thënë anëtari i Guxo.
Të tjera
Hajdari me veteranët: Veteranët janë damari i lirisë, ata meritojnë dinjitet që s’ua cënon dinjitetin
51-shi i PDK-së: Bedri Hamza është kryeministri i ardhshëm, ne jemi përfaqësuesit e projektit që e nderon vendin
Petrit Hajdari në Komoran: Mesazhi ynë Kosova munet ma mirë po grumbullon qytetarë gjithandej.