Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mergim Lushtaku, është deklaruar lidhur me çështjen e presidentit.
Para mediave, Lushtaku deklaroi se nga kjo parti ka pasur vullnet që të arrihet një zgjidhje e kësaj situate.
Ai theksoi se po vëren një ‘’lloj arrogance’’ nga LVV, dhe se përgjegjësia kryesore bie mbi këtë parti.
‘’Kemi qenë të vullnetshëm që të bëjmë një zgjidhje të situatës aktuale politike që rrjedh me zgjedhjen e presidentit, kemi qenë pro një kandidati konsensual, por ja që nuk është arrit ajo figurë që të realizohet dhe propozohet, dhe kemi dhanë edhe propozimet tona si PDK. Fatkeqësisht shohim një lloj arrogance tek shumica parlamentare që është fituese e zgjedhjeve. Përgjegjësia kryesore i mbetet LVV’së’’, deklaroi ai para mediave transmeton Klankosova.tv.
Deputeti i PDK-së u shpreh se vendi po sheh zgjedhje të reja, dhe se, lideri i VV’së, Albin Kurti, sipas tij, më shumë ka qenë i angazhuar të fajësoj opozitën se sa të zgjidh probleme reale.
‘’Me keqardhje po shohim që jemi drejt zgjedhjeve të reja, dhe po shohim që Kurti ka qenë me shumë i angazhuar se si t’ia lë fajin opozitës, se sa t’i zgjedh problemet reale të qytetarëve. Ne çdo iniciativë e shohim të mirëseardhur, por duhet t’i kuptojmë edhe numrat që janë në Kuvendin e Kosovës. PDK nuk ardh deri të propozimi i asnjë kandidature, ne kemi kandidat të mjaftueshëm, por derisa nuk ka një pajtueshmëri me partinë në pushteti, sigurisht që nuk ka as hapësira as me kandidu, sepse e shohim se është vetëm lojë’’, ka thënë ai.



Të tjera
Pse zgjedhim ushqime të ëmbla apo të kripura në mëngjes
28-vjetori i Epopesë së UÇK-së, Kuvendi nesër me seancë solemne
Nëse u mbijeton këtyre 6 “sfidave”, martesa juaj do të zgjasë përgjithmonë