Pas largimit të Ramush Haradinaj nga drejtimi i Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, një reagim me shumë emocione erdhi nga bashkëshortja e tij, Anita Haradinaj.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo shprehu krenarinë për rrugëtimin politik të Haradinajt, duke e cilësuar si një figurë të rrallë që, sipas saj, lind një herë në një shekull. Anita theksoi se kontributi i tij nuk do të harrohet dhe se historia do ta vlerësojë rolin tij në momentet kyçe për vendin.
Në mesazhin e saj, ajo la të kuptohet se pas viteve të angazhimeve intensive publike, tani do të nisë një kapitull më i qetë për familjen e tyre.
“Kosova do ta dojë gjithmonë, por unë do ta dua edhe më shumë”, ka shkruar ajo.



Të tjera
“Çfarë komandant i leshit more!” – Rama e sulmoi, del dokumenti: Dritan Goxhaj ishte pjesë e UÇK-së nga marsi 1999 deri në fund të lu*ftës
‘Historia nuk mohohet’, Artur Meçollari sfidon Ballën: Dritan Goxhaj ka qenë pjesë e UÇK-së
Prindër, lërini fëmijët të qajnë!