Më në fund ndodh puthja e parë mes Leos dhe Lejlës

Tash e një kohë, Lejla dhe Leo kanë pasur një lloj afrimiteti dhe një raport tejet të ngushtë.

Por dyshja kanë vulosur pëlqimin e tyre duke bërë puthjen e parë brenda shtëpisë së BBVK-së.

Momenti romantik mes dyshes ndodhi kur të dy po kërcenin e po i buzëqeshnin njëri-tjetrit në petkun e emocioneve të fuqishme.

Derisa njëri dhe tjetri shikoheshin në sy dhe po vallëzonin nën ritmin e një kënge romantike, ata shkëmbyen puthjen e parë.

Ishte një çast që ishte shijuar nga të dy, derisa puthja ishte pritur shumë nga fansat e tyre.

Prej kohësh ata i kanë qëndruar njëri-tjetrit afër duke shprehur edhe një lloj pëlqimi, relacion të cilin e vulosën tashmë me puthjen e tyre.