Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka reaguar pas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes se Forca e Sigurisë së Kosovës ka pranuar fluturaket pa pilot AeroVironment RQ-20 Puma, të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, transmeton KosovaPost.
“Më shumë sy në qiell, për më shumë siguri në tokë. Përgëzime Ministrisë së Mbrojtjes, urime Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe mirënjohje Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar Kurti, duke shpërndarë postimin e ministrit të Mbrojtjes në detyrë, Ejup Maqedonci.
Maqedonci ka bërë të ditur se prokurimi i këtyre mjeteve është realizuar përmes programit amerikan Foreign Military Sale (FMS), ndërsa pagesa është kryer që në vitin 2021. Ai ka theksuar se këto fluturake shtojnë më tej kapacitetet e FSK-së në fushën e sistemeve ajrore pa pilot, si dhe se bashkëpunimi me ShBA-në në fushën e mbrojtjes po thellohet vazhdimisht.



Të tjera
Albin Kurti prezanton Krenare Çerkinin si kandidate e VV-së për deputete
Koreja e Veriut ndryshon Kushtetutën: Nëse vrítet Kim Jong Un, do hidhet boloʻmba bërthamore
Dhjetë fakte interesante për syzet