Këngëtarja e njohur Melinda Ademi ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një nga momentet më të bukura të jetës.
Përmes një videoje në Instastory, ajo publikoi çastet kur partneri i saj, Granit Muhaxheri, i bëri propozimin romantik për martesë buzë detit.
Në sfondin e një zemre gjigante me mbishkrimin “Will you marry me?”, fishekzjarrë e dekorime elegante me lule e drita, Graniti u ul në gjunjë për t’i dhënë unazën e fejesës.
Melinda shihet e emocionuar dhe e lumtur në këtë moment të paharrueshëm, ndërsa pamjet kanë marrë menjëherë vëmendje të madhe në rrjetet sociale.



Të tjera
Ushqimet që zvogëlojnë dëshirën për ëmbëlsira
Pesë ushqimet që gratë duhet të hanë çdo ditë
Rëndësia e higjienës orale