Dy futbollistët e PSG-së, Vitinha dhe Joao Neves janë lidhur në vazhdimësi me një largim gjatë afatit kalimtar veror.
Ka pasur disa klube të interesuara për dyshen portugeze, por sipas agjentit të tyre, Jorge Mendes, ata do të vazhdojnë qëndrimin te kampioni i Francës dhe Evropës.
“Vitinha dhe Joao nuk kanë qenë kurrë një opsion për askënd. Ata janë të panegociueshëm për Paris Saint-Germain dhe janë shumë, shumë të lumtur te PSG-ja. Ata do të vazhdojnë të fitojnë trofe”, ka deklaruar Jorge Mendes.
Vitinha dhe Neves ishin dy ‘motorrët” e PSG-së, duke e udhëhequr skuadrën drejt fitimit të titullit në Ligue 1 dhe Champions League.



Të tjera
Gazetari italian tregon të ardhmen e Zhegrovës
Atmosfera te Franca aspak e mirë
Ushqimet më të mira për kujtesë dhe kundër plakjes së trurit