Këta “veteranë” që ishin prezent vetëm rreth 20.000, munguan edhe 40.000 të tjerë që praktikisht janë shndërruar në degë të Partisë Demokratike të Kosovës, duke tentuar ta përvetësojnë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës si të veten.
UÇK-ja e vërtetë, ajo që ka qenë në vijën e parë të frontit, nuk ishte e ndarë në parti — ata shkuan të luftonin për liri, jo për pushtet e pasuri.
Nuk po gjykohet UÇK-ja, por individë të cilët, fatkeqësisht, disa prej tyre para botës dhe gjykatës deklaruan se nuk kanë qenë në fronte të luftës. Në një mënyrë, e mohuan luftën e vërtetë — e cila nuk mund të mohohet, sepse do të mohoheshin viktimat dhe gjenocidi serb.
Prandaj, kjo ishte arsyeja pse djemtë trima e atdhetarë morën armët për ta mbrojtur pragun e shtëpisë. Ata nuk shkuan në Beograd për të grabitur toka, edhe pse ato janë të tonat.
Gjithmonë jemi deklaruar se kjo gjykatë, krahasuar me gjenocidin serb të ushtruar ndaj shqiptarëve, është raciste dhe e njëanshme.
Pse ata që ishin në pushtet e tani janë në burg nuk ndërmorën hapa të duhur për ngritjen e padive ndaj Serbisë, ose nëse nuk kanë pasur legjitimitet, ta bënin përmes një shteti tjetër, për shembull Shqipërisë? Për këtë mund të debatohet.
E gjithë kjo “cirkusiadë” është bërë në koordinim mes Ramës dhe Ali Ahmetit gjatë fushatës zgjedhore dhe burgut të Hagës, me qëllim që të krijojnë një klimë anti-Kurti për t’i përmbysur zgjedhjet në favor të PDK-së dhe atyre që duan t’i bashkohen kësaj partie dhe listës serbo-shqipfolëse, për arsye që lidhen me moszbulimin e aferave mafioze, hajduto-korruptivo-kriminale e antikombëtare — që dëshmojnë bashkëpunimin e tyre me “vëllanë siamez” të Aleksandër Vuçiqit, Edvin Kristaq Ramën.
________________________________________
Roli i Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane
“Z. Ambasador, nëse dikush mendon të ndërmarrë një hap të tillë të gabuar, në atë listë renditni së pari 500.000 shqiptarë-amerikanë, dhe në fund futni edhe emrin tim.”
Ai mbeti i shtangur — dhe kështu përfundoi ajo propagandë e sponsorizuar nga Serbia.
U organizua një tubim kushtuar heroit Ardian Krasniqi në Brooklyn, një lagje e New Yorkut.
Ne si Bord Ekzekutiv, duke e vlerësuar lart shfaqjen publike dhe shkrepjen e armëve kundër armikut, morëm vendim unanim që këtë propozim ta bëjmë në atë tubim, i cili hasi në përkrahje të jashtëzakonshme me brohoritje frenetike e ovacione.
Që aty filloi grumbullimi i mjeteve financiare deri në themelimin e fondacionit “Vendlindja Thërret”.
Si njëri ndër më të moshuarit pas DioGuardit, më nderuan duke më përzgjedhur mua që këtë hap me karakter kombëtar ta bëja publikisht.
Mburrem përgjithmonë me këtë akt, për momentin, vendin dhe mikun tonë shpëtimtar — Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku fjala zë vend.
Pa dashur të hyj në detaje për veprimtarinë lobuese, të cilën e kam përfshirë në pesë librat e mi (i fundit me titull “Lobim dekadash për Dardaninë”, sapodalë nga botimi), dua të përmend një detaj që flet për rolin dhe angazhimin e Ligës lidhur me UÇK-në.
Gjatë gjykimit të kriminelit Millosheviq në Hagë, Joe dhe Shirley DioGuardi shkuan për të dëshmuar kundër tij dhe në përkrahje të Haradinajt, Ibrahimajt, Balajt dhe Limajt — me qindra faqe me shkrim dhe me prezencë fizike.
Ishte dëshmi që e tronditi Millosheviqin, i cili përmendi emrin e vetëm: Joe DioGuardi — sepse sipas tij “e satanizoi Serbinë” duke e zhveshur lakuriq para botës.
Si organizatë lobuese, Liga është e vetmja e regjistruar në Washington D.C. në vitin 1989 nga ish-kongresisti Joe DioGuardi me një grup shqiptarësh-amerikanë.
Prandaj, roli dhe kontributi i Lobit Shqiptar ishte i jashtëzakonshëm. Siç ka deklaruar Dr. Ibrahim Rugova:
“Çfarë ka bërë Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane dhe Joe DioGuardi për Republikën e Dardanisë (Kosovës), një shtet nuk do të mund ta bënte.”
________________________________________
Për fund:
Pse nuk u paraqit në binë ideologu dhe kryeorganizatori i kësaj “sallamadije”, Edvin Kristaq Rama, që ishte edhe “shkëlqimi” i këtij momenti?!
Cili telefon cingëroi, që Ramës ia ndaloi daljen në binë për t’i hapur krahët si bibani në majë të plehut?
Të tjera
Vendi më i mirë për të ruajtur ilaçet në shtëpi
Shtatë mënyra si të fitoni respektin tek fëmijët tuaj problematikë
Meshkujt që nuk mund t’i bëjnë 10 pompa janë më të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës