Klaus Gjasula (34) quhet me këtë emër sepse gjyshja e tij ishte një fanse e madhe e “Schwarzwaldklinik”, një shfaqje televizive e njohur e viteve 80-ta.
Klaus-Jurgen Wussow (1929–2007), i cili luajti rolin e profesorit Klaus Brinkmann, ishte i preferuari i tyre i deklaruar.
Vëllai i Klaus Gjasulës, futbollist me karrierë edhe në Bundesliga, quhet Jurgen. Të lindur në Shqipëri, vëllezërit u transferuan në Freiburg të menjëherë pas lindjes së tyre.
Më i talentuar ishte Jurgeni, i cili bëri karrierë me klube si Freiburg, St Gallen, Basel, FSV Frankfur, Duisburg, Grethuer Furth e të tjera.
Ai ishte në tribunë dhe shpërtheu në lot gëzimi kur vëllai i tij shënoi.
Klaus, njihet si më shumë i ashpër, poor u bë hero në ndeshjen e tij të 29-të me fanellën kuqezi. 34-vjeçari doli në fushë në minutën e 72-të.
Kluas është mesfushor mbrojtës dhe kur ka luajtur me Paderborn në Bundesligë, ka thyer rekordin për numrin e kartonëve të verdhë në një sezon. Tani Gjasula po bën sërish histori për tokën e gjyshërve të tij.
Të tjera
Modelet më të shitura të iPhone 16 në fundjavën e parë të shitjeve
Apple nis dërgimin e porosive të iPhone 16
Ford zbulon Mustang GTD më të fuqishëm të prodhuar ndonjëherë