Ministria e Financave ka bërë të ditur se Thesari i Republikës së Kosovës ka lansuar shërbimin elektronik për regjistrimin e furnitorëve, i integruar në platformën shtetërore e-Kosova, i cili, sipas tyre, tashmë është aktiv dhe funksional për të gjithë operatorët ekonomikë, përfituesit individualë dhe OJQ-të.
Sipas MF-së sistemi i ri mundëson regjistrim të drejtpërdrejtë, me verifikim automatik të të dhënave nga sistemet shtetërore përkatëse, duke eliminuar, dokumentacionin fizik dhe pritjet e gjata administrative.
“Përmes tij, operatorët ekonomikë kursejnë kohë, kosto dhe mund, ndërkohë që rritet siguria dhe transparenca në menaxhimin e të dhënave në sistemin financiar publik”, thotë MF-ja.
Për këtë cështje bëhet e ditur se Thesari ka mbajtur edhe një trajnim online ku janë trajnuar mbi 320 zyrtarë të organizatave buxhetore për mënyrën e regjistrimit si furnitorë.



Të tjera
Mbi 28 mijë kërkesa për regjistrim për zgjedhjet e 7 qershorit, KQZ njofton sa janë refuzuar e sa janë pranuar
Erdogan “blindon” Kosovën! Armatim ushtarak! Ish-kreu i FSK: Gati për çdo konflikt
Hobit që zhvillojnë inteligjencën