Avokati Arianit Koci, gjendet në Serbi siç tha ai për ta realizuar misionin e tij, për ta tërhequr kufomën e Faton Hajrizit, i cili dyshohet se u vra nga policia serbe në Loznicë të premten e kaluar.
Koci bëri të ditur se ka arritur ta lokalizojë vendin ku dyshohet se po mbahet trupi i Hajrizit.
Ndërkaq miku i Fatonit, Erkin Morina, tha në Kosova Today se derisa akoma nuk e kanë identifikuar trupin e Hajrizit, ai mund të jetë gjallë.
Morina shprehu shqetësimin e tij se miku i tij mund të kapet i gjallë dhe të ekzekutohet.
“Besoj që Fatoni ende është gjallë dhe është frika më e madhe që ai mund të gjendet dhe të ekzekutohet dhe më pas skenarin e tyre ta bëjnë realitet”, tha ai.
Ai thekson se Serbia ka interes që Faton Hajrizin, ta shpallë “terrorist”.



Të tjera
Rogerti: Kam pasur pëlqim për Juelën, por jam i martuar
“Babai ka edhe tre muaj jetë”, rrëfimi i Gresa Sekiraqa në Ferma VIP
Mani – fruti i artë kundër diabetit, tensionit dhe mëlçisë