E ardhmja e Armando Brojës vazhdon të jetë e paqartë, se ku do të transferohet pasi largimi nga Chelsea është mëse i sigurt.
Pas gjashtë muajve aspak të mirë si i huazuar te Fulham, Broja është rikthyer te Chelsea dhe po pret të mësojnë emrin e skuadrës së re.
Milani prej kohësh është interesuar për sulmuesin shqiptar, megjithatë ata tani kanë konkurrencë të madhe nga tre klube angleze.
‘Sky Sport Uk’ ka raportuar se për Brojën fuqishëm në garë janë edhe Wolverhampton Wanderers, Everton dhe Southampton.
Wolves dhe Everton janë më të avancuara pasi duan ta blejnë përfundimisht kartonin e lojtarit, derisa Southampton e dëshiron atë vetëm si huazim si dy vite më parë.
Interesim për sulmuesin shqiptar ka edhe nga kampionate të tjera me skuadra si Monaco, Borussia Dortmund, Fenerbahce e Bologna që gjithashtu e kanë në listën e dëshirave.
Broja nuk pritet të mbetet te Chelsea, megjithatë duhet pritur të përfundojë Euro 2024 për ta mësuar të ardhmen e talentit të madh shqiptar.
Të tjera
Biseda e Kurtit me komedianët rusë, Peci: Fati që nuk është zbuluar ndonjë sekret shtetëror, është emergjente që qeveria të bëhet nga opozita
Tërmeti i fuqishëm në Mianmar që preku edhe qytetet e tjera, momenti kur një ndërtesë gjigante shembet në Tajlandë
Dërguti për Kurtin: E ka fokusin tek vetvetja, një lloj narcisizmi që Kosova po e paguan çmimin