Ministri i Arsimit dhe kandidati për deputet nga Lëvizja VETËVENDOSJE!, Hajrulla Çeku, së bashku me kandidatët për deputetë profesor Mytaher Haskuka, Nora Arapi Krasniqi dhe Artan Abrashi, kanë takuar veteranët e arsimit në Prizren.
Gjatë takimit u zhvilluan biseda me veteranët e arsimit, ndërsa u reflektua energji pozitive dhe mbështetje për subjektin politik.
Në këtë takim, profesori Haskuka dhe ministri Çeku i informuan të pranishmit për reformat e realizuara në arsim, si dhe dëgjuan nga afër sfidat me të cilat vazhdon të përballet sistemi arsimor në vend.
“Vazhdon mbështetja e madhe për Lëvizjen VETËVENDOSJE!”, thuhet në njoftimin e publikuar nga qendra e LVV-së në Prizren.



Të tjera
Futbollistët e Egjiptit në Sexhde, falënderojnë Zotin për golin ndaj Argjentinës
Argjentina triumfon ndaj Egjiptit, Messi përlotet pas ndeshjes emocionuese
Zv.shefja e NATO-s, Shekerinska: Türkiye angazhohet të prokurojë raketa me rreze të gjatë Atmaca