Një përplasje e re diplomatike ka shpërthyer mes presidentit amerikan, Donald Trump, dhe kryeministres italiane, Giorgia Meloni, pasi Trump deklaroi se Meloni i ishte “lutur” për të bërë një fotografi me të gjatë samitit të G7 në Francë dhe se ai kishte pranuar “nga keqardhja”.
Meloni reagoi ashpër ndaj këtyre deklaratave, duke i quajtur ato “plotësisht të sajuara” dhe duke theksuar se “as unë dhe as Italia nuk lutemi”.
Si shenjë proteste, ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani, anuloi vizitën e planifikuar në Shtetet e Bashkuara javën e ardhshme. Ai i cilësoi komentet e Trumpit si “serioze dhe fyese”, jo vetëm ndaj Melonit, por ndaj gjithë Italisë.
Incidenti konsiderohet një tjetër goditje për marrëdhëniet mes dy liderëve, të cilët dikur kishin një raport të afërt politik. Tensionet mes tyre janë shtuar muajt e fundit për shkak të mosmarrëveshjeve lidhur me luftën me Iranin dhe kritikave të Trumpit ndaj Papa Leos XIV, të cilat Meloni i kishte dënuar publikisht.



Të tjera
Qumështi i gjirit ju bën më të butë
“Dardanet” shkëlqejnë në Prishtinë, shënojnë fitore ndaj Malit të Zi
“Mjegull” mbi bashkëpunimin eventual Vetëvendosje – LDK