Nën udhëheqjen e Ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, Spitali i Përgjithshëm i Gjakovës po vazhdon të përfitojë investime të rëndësishme në përmirësimin e infrastrukturës dhe shërbimeve shëndetësore.
Gjatë kësaj jave, në këtë institucion janë vendosur shtretër modernë për hemodializë, ndërsa është rregulluar edhe hyrja kryesore e spitalit, e cila tashmë funksionon me recepsion të standardizuar dhe më të përshtatshëm për pacientët.
Këto ndërhyrje vijnë pas vendosjes së aparaturave dhe shërbimeve të reja shëndetësore, si dhe pas transformimit të Repartit të Psikiatrisë. Po ashtu, Kuzhina Qendrore e spitalit është në proces të transformimit.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, investimet synojnë garantimin e një trajtimi më të sigurt, cilësor dhe dinjitoz për të gjithë pacientët.
#MinistriaShëndetësisë #Gjakova



Të tjera
Ide interesante si t’i personalizoni kornizat e fotografive
Sot 27 vjet nga ndërhyrja e NATO-s, lufta dhe liria e Kosovës
Fjalimi i Clintonit më 24 mars të vitit 1999