Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka shkuar për vizitë në QKUK, përkatësisht në Kirurgjinë Torakale, ku është duke u trajtuar gruaja e plagosur dje në Fushë-Kosovë, nga bashkëshorti i saj, raporton Ekonomia Online.
Haxhiu është takuar me drejtorin e kësaj klinike, Nazmi Kolgeci, i cili ka bërë të ditur pacientja është operuar si pasojë e plagëve të marra dhe se ajo po qëndron në këtë klinikë për trajtim.
Ndryshe, Policia e Kosovës, ka arrestuar dy persona për plagosjen e gruas, njëri prej të cilëve është burri i saj.





Të tjera
Kr*imet e ekstremistëve të krahut të djathtë në Austri rriten me mbi 40 për qind në 2025
Petar Petkoviqi refuzon të diskutojë në Bruksel për Luginën, reagon Shaip Kamberi
Këshilli i Sigurimit i OKB-së dënon su*lmin iz*raelit ndaj Katarit