Ministrja Kusari-Lila priti përfaqësuesit e shoqatës “Kosova Rumeli”

Ministrja Kusari-Lila priti përfaqësuesit e shoqatës “Kosova Rumeli”

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, priti në takim përfaqësuesit e shoqatës “Kosova Rumeli” për Kulturë, Art dhe Turizëm.

 

Gjatë takimit me Ugur Sengoz u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të Kosovës, në veçanti MINT-it, dhe institucioneve të Turqisë, me fokus të veçantë në fushën e biznesit dhe zhvillimit ekonomik.

Palët trajtuan mundësitë për thellimin e bashkëpunimit dhe rritjen e mundësive për zhvillimin ekonomik të komunitetit shqiptar në të dy vendet, duke theksuar rëndësinë e partneriteteve të qëndrueshme dhe nismave të përbashkëta.

“Ministrja shprehu mbështetjen për pjesëmarrjen e përfaqësuesve të shoqatës në forumet e bizneseve që pritet të organizohen në vjeshtën e këtij viti në Kosovë. Ky bashkëpunim synon forcimin e lidhjeve kulturore dhe ekonomike, si dhe promovimin ndërkombëtar të vlerave dhe potencialeve të Republikës së Kosovës”, njofton Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit.