Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka njoftuar sot për hapjen e një çerdheje të re në lagjen Ortakoll të Prizrenit.
“Çerdhe me kushte infrastrukturore moderne, me ambiente të ngrohta për më të dashurit tanë, fëmijët”, tha Nagavci në një njoftim në Facebook.
Ky investim i Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), me vlerë 563,758.40 euro, ka kapacitet për të pritur deri në 160 fëmijë.
Nagavci po ashtu njoftoi se pas këtij përurimi, do të vazhdohet me projekte të tjera në Malishevë, përfshirë përurojën e shkollës në fshatin Dragobill dhe ndërtimin e çerdhes në fshatin Bellanicë.



Të tjera
SHBA-të japin ultimatum për paqen mes Ukrainës dhe Rusisë
Stresi dërgon 15 mijë vota për Labinot Rexhën
Leonora e ashpër ndaj Albës: Nëse ke vendosur të mbulohesh dhe nuk po fal namaz – po e bën për lojë, nuk luhet me Zotin dhe fenë myslimane