MINTI publikon çmimet tavan të derivateve për sot e nesër

MINTI publikon çmimet tavan të derivateve për sot e nesër

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka bërë të ditur çmimet maksimale të lejuara të derivateve të naftës në tregun vendor për datat 14–15 qershor 2026.

 

Sipas njoftimit çmimet maksimale të lejuara janë: Nafta (dizel): 1.50 € / litër, benzina: 1.39 € / litër dhe gazi: 0.67 € / litër./

Këto çmime vlejnë për periudhën dyditore dhe synojnë rregullimin dhe transparencën e tregut të derivateve në vend.

Njoftimi i rregullt i çmimeve të derivateve publikohet në baza ditore, në varësi të lëvizjeve në tregjet ndërkombëtare të naftës.