Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se miqësia me Austrinë mbetet një shtyllë e fortë e rrugëtimit evropian të Kosovës.
Këto fjalë i tha e para e vendit, pasi mori pjesë në ceremoninë e 80-vjetorit të çlirimit të Kampit të përqëndrimit, bashkë me homologun e saj austriak, Alexander Van der Bellen dhe Zonjën e Parë Doris Schmidauer, transmeton KosovaPost.
“Para ceremonisë përkujtimore, patëm një diskutim të sinqertë e përmbajtësor për miqësinë tonë të qëndrueshme e përkrahjen e çmuar të Austrisë në çdo etapë të shtetndërtimit të Kosovës. Kosova është e përkushtuar për procesin e integrimit euro-atlantik, e në këtë rrugëtim është e bekuar të ketë në krah miq sikurse Austria”, ka shkruar Osmani në Facebook.



Të tjera
Si të merrni veten pas festave, me këta tre përbërës humbni deri 10 kg
Si të rrisni vetëbesimin me disa truke estetike
Përfitimet e pushimeve në këtë muaj