Për rrogën që merr ia vlen të luajë në atë vend. Arabia Saudite nuk ka vetëm Mekën, qytetin e shenjtë të myslimanëve, por cilësohet edhe “Meka e futbollit”, me paga të larta, siç e ka edhe Mario Mitaj.
Gjithsesi, edhe me 3 milionë euro në sezon, rreziku është i madh kur nis lufta dhe ndeshjet e radhës në Ligën Profesioniste Saudite janë në pikëpyetje.
Me luftën e rrezikshme mes Iranit, Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit, që ka përfshirë rajonin, ende nuk është marrë ndonjë vendim, ndërsa ekipi i shqiptarit, Al Itihad, do të luajë këtë të premte në fushën e rivalit, Al Ahli.
Gjithsesi, e keqja është shumë pranë e Katari e ka ndërprerë kampionatin dhe çdo aktivitet tjetër sportiv.
Po ashtu, Federata Aziatike e Futbollit ka vendosur të shtyjë ndeshjet e të tetave të finaleve të Championsit kontinental ku marrin pjesë skuadra të Gjirit Persik.
Al Itihad I Mitajt duhej të luante kundër Al Wahdës, dhe në Ligën e Kampionëve janë edhe ekipe të tjera saudite si Al Hilal apo Al Ahli, si dhe ekipi nga Irani, Traktor i Tabrizit.
Sfidat ishin parashikuar në 9 e 11 mars, por janë zhvendosur për më vonë, shkruan abcnews.
Klubet saudite dhe Federata e tyre kanë propozuar që ndeshjet të luhen në fusha asnjanëse, por për momentin nuk ka ndonjë ndryshim.



Të tjera
Lëvizja VETËVENDOSJE! Propozon Glauk Konjufcën për President, fton opozitën për konsensus
Kurti e Hamza në takim, seanca për presidentin pritet të mbahet sonte
Kusari-Lila nënshkruan vendim për caktimin e çmimeve të naftës pas rritjes nga ngjarjet në Lindjen e Mesme