Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Faton Peci, i shoqëruar nga nënkryetari Enis Osmani, kanë pritur në takim ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, si dhe drejtorin e Spitalit të Përgjithshëm të Mitrovicës, Gëzim Berisha.
Gjatë takimit u diskutua për gjendjen e sektorit të shëndetësisë në përgjithësi, me fokus të veçantë në projektet që Ministria e Shëndetësisë planifikon të realizojë në Komunën e Mitrovicës. Në këtë kuadër, u trajtua edhe ecuria dhe dinamika e projektit madhor për ndërtimin e spitalit të ri në Mitrovicë.
Kryetari i Komunës, Faton Peci, bëri të ditur se spitali i ri pritet të ndërtohet me hapësira moderne dhe të pajiset me të gjitha shërbimet e nevojshme shëndetësore. Sipas tij, implementimi i projektit do të nisë menjëherë pas formimit të Qeverisë së re.
“Po ashtu u shqyrtua edhe mundësia e zhvendosjes së ambulancave specialistike nga Spitali i Përgjithshëm i Mitrovicës në hapësira më të përshtatshme dhe më moderne të QKMF-së”, thuhet në njoftim.
Në fund, kryetari Peci theksoi se Komuna e Mitrovicës do t’i përmbushë të gjitha obligimet që i takojnë, me qëllim që ky projekt madhor të realizohet sa më shpejt dhe në dobi të qytetarëve.



Të tjera
Hani dardha nëse doni të humbisni peshë
Të mirat shëndetësore nga udhëtimet
Shenjat që tregojnë se po plakeni shpejt