Qeveria e Kosovës ka thënë se synon të hapë për qarkullim të automjeteve urën mbi Ibër, që ndan Mitrovicën e Jugut me shumicë shqiptare, dhe atë të Veriut me shumicë serbe.
Vendet e QUINT-it, SHBA, Britania, Franca, Gjermania dhe Italia, e kanë quajtur të njëanshëm vendimin e Qeverisë për hapjen e urës në këtë kohë.
BE-ja ka bërë thirrje që çështja e urës të diskutohet në dialog me Serbinë.
E për këtë çështje, në një prononcim për “Bota sot” ka folur ish-ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Sylë Ukshini.
Si fillim, ai u shpreh se nuk ka kuptim që ura e Ibrit të qëndrojë e mbyllur, madje ai e krahasoi me murin e Berlinit, derisa kriitkoi ndërkombëtarët që po e ‘shikojnë’ disponimin e Vuçiqit.
“Unë mendoj se faktori ndërkombëtar qëllimisht e ka ngritur rëndësinë e kësaj pike e cila më shumë është si simbol dhe histori e strukturave kriminale të mbetura nga regjimi i Milosheviqit. Nëse Muri i Berlit gjatë Luftës së Ftohtë qëndroi 28 vite si simbol i konfronzimit Lindje-Perëndim, çfarë ka kuptim në një Evropë të bashkuar, Ura e Ibrit të qëndrojë e mbyllur për 25 vite, domethene edhe tri vite kjo urë bëhet moshatare e Murit te Berlinit. Mjaft është mjaft, nuk mundesh për çdo vendim me thënë, ndale ta pyesim si e ka disponimin Vuçiq, një ish ministër i Qeverise ae Milosheviqit, e cila është përgjegjëse për krime, gjenocid dhe luftëra në Kroaci, Bosnjë dhe Kosovë”, deklaroi ish-ambasadori.
Po ashtu, Ukshini tha se është e paimagjinueshme si mundet BE-ja ta kundërshtojë hapjen e urës, e cila do duhej të hapej në vitin 2016.
“Rënia e Murit të Berlinit (1989) konsiderohet si pika kulmore e luftës për liri të popujve të Evropës Lindore kundër diktaturës komuniste. Prandaj, është e paimagjinueshme si mundet BE-ja në vitin 2024, që edhe pas 25 vitesh që nga çlirimi i Kosovës, të deklarohet për mbajtjen mbyllur të urës së Ujëbardhit (Ibër), të cili kishte detyrim ta hapte me 2016. Derisa Muri i Berlinit qëndroi 28 vjet dhe ndante qytetin e Berlinit dhe simbolizonte rivalitetin e dy superfuqive të kohës, SHBA-së dhe BAshkimit Sovjetik, ura e Ujëbardhit i bënë 25 vjet që rri e mbyllur”
Ndër të tjera, ish-ambasadori tha se nëse ura e Ibrit mbetet e mbyllur, kjo do të ishte një fitore e projektit rus.
“Ndarja e pjesës së Mitrovicës, megjithëatë është një ndarje gjeopolitike mes Perëndimit dhe Rusisë, vija që fikson ndikimin gjeopolitik mes Rusisë dhe Perëndimit.
Nëse ura Ura e Ibrit mbetet e mbyllur pakufi, kjo do të ishte një fitore e projektit rus për pengimin e etablimit te Perëndimit në regjion dhe në veçanti në Kosovë”, përfundoi Sylë Ukshini
Të tjera
Humb jetën një vajzë nga Skenderaj – policia nis hetimet
Shpenzimet e fushatës zgjedhore – sot mbyllet afati për dorëzimin e raporteve nga partitë politike
Volkswagen prezanton tre koncept-automjete të reja në Auto Shanghai