“Moment i rëndësishëm” – Osmani uron Shqipërinë për hapjen e kapitujve për anëtarësim në BE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka uruar Shqipërinë për hapjen e kapitullit të parë të negociatave për anëtarësim në BE.

Përmes një postimi në “X”, ajo ka shkruar se Shqipëria, Kosova dhe vendet tjera demokratikë në rajon, duhet të vazhdojnë avancimin në rrugën drejt BE-së.

“Urime Shqipërisë për arritjen e një momenti të rëndësishëm në rrugëtimin e saj drejt anëtarësimit në BE! Hapja e kapitujve të anëtarësimit në BE e sjell Shqipërinë një hap më pranë një të ardhmeje më të ndritshme dhe më të begatë për të gjithë qytetarët e saj. Shqipëria, Kosova dhe vendet e tjera demokratike në rajonin tonë duhet të vazhdojnë të përparojnë në rrugët e tyre drejt BE-së, e cila është thelbësore për sigurimin e paqes dhe stabilitetit të qëndrueshëm – jo vetëm për rajonin, por për të gjithë Evropën”, thuhet në postimin e plotë të Osmanit.