Të gjitha nënat, të arsimuara apo shtëpiake, duhet ta marrin në konsideratë këtë studim, sipas të cilit, nëse postoni shpesh fotot e fëmijëve në Facebook dhe nuk merrni shumë mesazhe pozitive apo pëlqime, rrezikoni të prekeni nga depresioni. Kjo vjen pasi nënat krijojnë një pritshmëri tjetër kur publikojnë foton e fëmijës së tyre.
Studimi në fjalë mori si shembull një grup të veçantë të nënave me arsim të lartë, të martuara dhe të punësuara në New York, ku rezultoi se në momentin që ato postonin foto të fëmijës, nënat përjetonin një presion të lartë shoqëror nga frika e reagimit, si dhe një gjendje emocionale të fortë.
Profesori i Shkencave të Njeriut nga Universiteti i Ohio, i cili intervistoi 127 nëna, tha: “Nënat e reja që janë aktive në Facebook duhet të tregojnë kujdes dhe të mundohen të mos postojnë shpesh foto të fëmijëve, sepse në fund do të jenë ato të lënduarat duke përjetuar një gjendje depresive”.


Të tjera
Zhvillimet e fundit në LDK, Anton Quni ka një porosi për Lumirin, Gazin e Imriun
“Iniciues i sulmit ishte Sami Lushtaku”, Hysni Mehani: 42 ditë pas sulmit, ende nuk e di kush po e heton rastin
Rutte thekson mbështetjen evropiane për SHBA-në gjatë luftës me Iranin