Sindikata e punëtorëve të Radio Televizionit të Kosovës (SPERTK), ka deklaruar se nëse deri me datë pesë gusht nuk alokojnë mjetet buxhetore, me datë gjashtë gusht do të jetë protesta e tyre e parë, si paralajmërim deri në grevë të përgjithshme.
Kryetari i SPERTK, Gëzim Bimbashi në një konferencë për media tha se shkak moskonstitumi i kuvendit ka bllokuar RTK-në.
Bimbashi: Televizioni shtetëror është bllokuar
“SPERTK po e shpreh sot publikisht shqetësimin dhe indinjatën e saj për situatën alarmante në të cilën ndodhet Radio Televizioni i Kosovës, si pasojë e mungesës së alokimit te buxhetit dhe bllokimit të kapaciteteve tona. RTK-ja, si shërbim publik, ka detyrim kushtetues dhe ligjor për të informuar qytetarët ne mënyre të pavarur dhe te paanshme. Mungesa e buxhetit po e vë ne pikëpyetje këtë mision themelor. Si pasojë e moskonstituimit dhe mosveprimit të Kuvendit, RTK është bllokuar. Megjithatë, duhet ta themi qartë se nga ky bllokim nuk mbesin pa paga deputetët dhe zyrtarët shtetërorë, por punëtorët e RTK-së, të cilët edhe pse kanë buxhetin të ndarë me ligj, nuk po mund t’i marrin pagat e tyre”, u shpreh Bimbashi.
Bimbashi: Mbi 700 punëtorë do të mbesin pa paga
“Nëse kjo gjendje vazhdon, mbi 700 punëtorë te mbesin pa paga dhe do të rrezikohet seriozisht funksionimi i televizionit publik ne jemi te obliguar të marrim masa tjera sindikale. SPERTK pret nga institucionet shtetërore afatin deri më datë 5 gusht që të alokojnë mjetet sipas obligimeve ligjore. Nëse deri atëherë nuk ndërmerren hapa konkretë, më datë 6 gusht SPERTK do të organizojë protestën e parë, si paralajmërim për veprime te mëtejshme, deri në grevë të përgjithshme”, tha Bimbashi.
Ndërsa anëtari i SPERTK, Fisnik Durguti tha se janë takuar edhe me avokatin e popullit ku kanë shprehur shqetësimet e tyre.
Durguti: Duket fare e qartë qe nuk ka pasur vullnet politik
SPERTK u bëri thirrje të gjitha partive politike dhe institucioneve që të mos e përdorin RTK-në për interesa politike, por ta mbrojnë atë si pronë publike dhe si një ndër shtyllat e demokracisë.
Të tjera
Nesër mbahet Konferenca Nacionale “Një komunitet pa varësi”, merr pjesë Kurti
I treguam Katarit, por ishte shumë vonë për ta ndaluar su*lmin
Shqipëria del e dyta pas fitores ndaj Letonisë dhe debaklit të Serbisë nga Anglia