Profesori i së Drejtës ndërkombëtare, Kadri Kryeziu ka thënë se mosrepsketimi i aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese për postin e nënkryetarit të Kuvendit nga komuniteti serb, mund të qojë në krizë dhe zgjedhje të reja.
Ai ka thënë se përgjegjësia për zgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit të pestë që sipas Kushtetutës i takon Listës Serbe si partia më me madhe që përfaqëson komunitetin serb në Kosovë, është e partive shqiptare.
“Mund të përsëritet kriza, ata me 9 kandidatë nuk munden me kalua, duhen 61 vota. Nuk është problem Kushtetues. Përgjegjësia është te partitë shqiptare, sepse përbejnë 100 deputetë. Janë disa tendenca, fatkeqësisht me shkuar në zgjedhje të reja. Aktgjykimi është i drejtë, por i dobët”, ka thënë Kryeziu në emisionin “InfoNata” në Tëvë1.
Sipas tij, problemi i çështjes së nënkryetarit nuk është Kushtetues, por politik dhe siç ka thënë ai duhet të arrihet koncensues.
Ai ka thënë se Kuvendi nuk mund të konsiderohet i konstituuar pa zgjedhjen e nënkryetarit të pesë, përveç nëse Lista Serbe heq dorë nga kjo, atëherë Kryeziu ka thënë se Legjislativi mund të vazhdojnë më punën, por ta ketë në rend dite në çdo seancë zgjedhjen e nënkryetarit.
Paralajmërimet e zyrtarëve të LVV-së se nuk kanë votë për Listën Serbe dhe kritikat e kryetarit të Kuvendit, Dimal Basha për aktgjykimin i ka vlerësuar gabim.
Sipas Kryeziut, institucionet duhet ta vetëm ta zbatojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese.
“Autoritetet e shtetit nuk kanë të drejtë ta komentojnë vendimin e GJK, kanë vetëm jë detyrë ta zbatojnë. Qasja e kryetarit në detyrë është e gabuar, sepse nuk ka të drejtë ta interpretojë. Vendimet nuk duhet të përzihen”, ka thënë Kryeziu.
Mimoza Kusari- Lila të mërkurën në Tëvë1 ka thënë se nuk do të votojnë kandidat të Listës Serbe për nënkryetar.
Ajo ka thënë se puna e Kuvendit nuk do të bllokohet, pasi sipas saj, aktgjykimi i ri e lejon kryesinë të vazhdojë punën edhe nëse nuk zgjidhet një nënkryetar nga komuniteti serb.
Por, sipas Kryeziut, Kuvendi nuk bllokohet nëse Lista Serbe e bojkoton procesin.
“Kuvendi nuk bllokohet, nëse pala e autorizuar këtë rast, Lista Serbe nuk propozon askënd. Atëherë Kuvendi mund të vazhdojë me katër kryetar”, ka thënë ai.



Të tjera
Kurti dhe Vitia do vizitojnë Odën e Mjekëve të Kosovës
Evropa po shkatërrohet, më nuk po njihet
“Vdekja e vëllait të Gjestit trondit Big Brother: Banorët shpërthejnë në ofendime”