Verë këtë vikend në Kosovë, temperaturat deri në 28 gradë Celsius

Moti të dielën në Kosovë

Mot i vranët dhe me intervale të shkurtra me diell është paraparë të mbajë mbi vendin tonë, të dielën, më 24.05.2026.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), gjatë kësaj dite ka parashikuar vranësira të cilat mund të sjellin riga lokale shiu dhe të përcjella me shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale pritet të lëvizin ndërmjet 8 deri në 12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës nga 19 deri në 23 gradë Celsius.

“Era do të fryejë nga pjesa jugperëndimore me shpejtësi nga 1 deri në 10 m/s”- thuhet në njoftimin e IHMK-së.