Motorola ka prezantuar një smartphone surprizë të përshtatur “për blerësit që kanë kujdes për buxhetin”.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për Moto E14 që po debuton në Evropë; por jo edhe në SHBA.
Ai përmban një çip Unisoc, i njëjti që gjendet në paraardhësin e tij, Moto E13.
Moto E14 ka 2 GB RAM dhe është i kufizuar në Android 14 Go Edition, një version i lehtë i Android.
Smartphone i Motorola-s përmban një panel LCD 6,56 inç IPS me rezolucion HD+.
Ka një shpejtësi rifreskimi 90 Hz dhe mbrohet nga Gorilla Glass 3.
Pajisja ka një vlerësim IP52, duke e bërë atë të papërshkueshëm nga uji.



Të tjera
Këshilla për shoferët gjatë vozitjes në vapë të madhe
Tonik nga majdanozi, për një fytyrë të re
Nga nesër nis procesi i integrimit të arsimit dhe shëndetësisë në sistemin e Kosovës